‘Bentley’ i ri thyen rekord shpejtësie - Bota Sot
‘Bentley’ i ri thyen rekord shpejtësie

Auto

‘Bentley’ i ri thyen rekord shpejtësie

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 15:19
Bentley

Suksesin e kësaj makine, pritet ta shohim në fund të muajit qershor.

Gjatë vitit të kaluar, Bentely Bentayga hyri në histori, duke u bërë makina më e shpejtë SUV që e përfundoi Pikes Peak, transmeton Telegrafi.

Shtegun në lartësi, e kaloi për dhjetë minuta e 49.9 sekonda, me një shpejtësi mesatare prej 105 kilometrash në orë, teksa kaloi rekordin e mëparshëm për rreth dy minuta. Mirëpo, Bentley nuk e ka kryer ende.

Këtë muaj, prodhuesi britanik do të tentojë një rekord të ri, në po të njëjtën garë, me një Continental special.

Makina me 6.0 litra W12 prodhon 626 kuaj-fuqi, ndërsa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 3.6 sekonda. Sistemi brendshëm i makinës, është përshtatur me shtegun malor të Pikes Peak ku ajri është shumë më i rrallë, se në ambientet e zakonshme.

Në mënyrë që të arrijë rekord shpejtësie, Bentley Continental i duhet të kaloi shtegun për dhjetë minuta e 26 sekonda, në garën që zhvillohet më 30 korrik, krahas disa makinave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...