Volkswagen ndërpreu prodhimin e ‘Brumbullit’ të famshëm

Auto

Volkswagen ndërpreu prodhimin e ‘Brumbullit’ të famshëm

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 08:39
Volkswagen

Volkswagen do të ndërpres prodhimin e versioni të fundit të modelit ikonë të tyre, Type 1 zyrtarisht e i njohur si Beetle anëekënd botës, këtë javë në fabrikën e tyre në Puebla Meksikë, i erdhi fundi veturës simbol gjatë historisë së saj prej tetë dekadash.

Që nga 1938, koha më e errët e botës, kur u nis si projekt prestigji nazist, po ashtu simbol i ri ngritjes ekonomike të Gjermanisë së pas luftës së dytë botërore e simbol i prosperitetit të shtresave të mesme. Një shembull i globalizmit, i shitur dhe i njohur anekënd botës. Një emblemë e kulturës së hipive të viteve të gjashtëdhjeta në SHBA, e mbi të gjitha pikë reference për dizajn, i njohur aq sa shishja e Coca Cola’s.

Dizajni origjinal i veturë u bë nga inxhinieri austriak Ferdinand Porsche, që u punësua nga Adolf Hitler për të projektuar ëndrrën e tij për një ‘veturë të popullit’ që do të garonte me modelin amerikan të Ford Model T që ishte përhapur në SHBA. Ata shfrytëzuan fuqinë punëtore të skllavëruar për të i prodhuar në një fabrikë në dalje të Hannoverit në kushte çnjerëzore.Pas luftës nën administrimin britanik, kompania e rinisur si civile, prodhoi në vitin 1955,  veturën e 1 milion nga fabrika e saj në Wolfsburg, model zyrtarisht i emëruar Volkswagen Type 1.

Shtete e Bashkuar të Amerikës u bënë tregu i jashtëm më i madh i Volkswagen, duke arritur të shesdin 563522 vetura në vitin 1968, apo 40 për qind të prodhimit.

Prodhimi në Wolfsburg u ndërpre më 1978 pasi u hapën mundësi të reja me me modele si Golf. Por brumbulli nuk kishte marrë fund ende. Prodhimi vazhdoi nԥ Meksikë nga 1967 deri më 2003, më gjatë se ishte prodhuar në Gjermani. Meksikanët i vunë nofkën “vochito”.

Modeli i brumbullit të 2012 ishte më modern, i fundit prej versionit final prej 5961 të prodhuara është nisur për në muze pas ceremonisë në Puebla më 10 korrik që do të shënoj fundin e prodhimtarisë së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat