Cupra e re një crossover elektrik - Bota Sot
Cupra e re një crossover elektrik

Auto

Cupra e re një crossover elektrik

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:16
Foto

Cupra ka njoftuar një tjetër "teaser" përpara premierës së konceptit të ri.

Pas një video të shkurtër që goditi imagjinatën e tifozëve në mes të korrikut, nën-marka Seat përgjegjëse për veturat sportive paraqiti një foto të re, por gjithashtu zbuloi disa detaje rreth konceptit që do të ketë një premierë në Panairin e veturave në Frankfurt, në shtator.

Fotografia tregon siluetën e automjetit dhe pjesën e prapme me një "nënshkrim" të veçantë LED, i përbërë nga dritat lineare të ndërlidhura dhe stema e pozicionuar në qendër të markës Cupra.

Prodhuesi spanjoll ka zbuluar se koncepti i ri është një përzierje e crossoverit me 4 dyer dhe coupe, dhe se do të ketë një motor elektrik.

Kjo do të jetë Cupra e parë me motor elektrik. Kujtojmë, koncepti i mëparshëm - Formentor, i paraqitur në panairin e Gjenevës në 2019, kishte një sistem hibrid të motorit.

Më shumë fotografi dhe detaje të konceptit të ri do të zbulohen gjatë verës, para premierës së Frankfurtit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...