BMW sjell timonin e së ardhmes - Bota Sot
BMW sjell timonin e së ardhmes

Auto

BMW sjell timonin e së ardhmes

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 17:08
Foto

BMW vazhdon me zbulimin gradual të SUV iNext të saj inovativ.

Gjiganti bavarez tani ka treguar se do të duket si timoni i së ardhmes.

Është një timon elektrik i avancuar me shumë ngjyra, i cili i lejon shoferit të ndryshojë lehtë stilin e drejtimit nga aktivi në automatik.

iNext do të jetë BMW e parë në të cilin shoferi nuk do të jetë i nevojshëm.

Timoni është frymëzuar nga modelet garuese BMW, kështu që ka një fund të sheshtë, transmeton KosovaPress.

"Në momentin kur shoferi merr kontrollin e automjetit, ai menjëherë mund ta njohë këndin, vizualisht, por edhe me prekje", thuhet në deklaratën e BMW-së.

BMW do të nisë SUV iNext në vitin 2021 si një model i ri teknologjik "flagship". Ai do të rivalizojë Audi E-tron dhe EQC të Mercedes, dhe do të pasohet nga X5.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...