Ernest Daka i pari në Brezovica 2019

Auto

Ernest Daka i pari në Brezovica 2019

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 07:36
Ernest Daka

Njëri nga garuesit më të mirë në auto sportin e Kosovës, “veterani” Ernest Daka është fitues i garës Brezovica 2019, gara e tretë me radhë e disiplinës malore.

Shtegun e gjatë 7.7 kilometra, Daka me BMW 325 e kaloi për kohën 04.57.161 minuta. “Normalisht që jam i kënaqur me fitoren. Ndoshta sot ishte dita ime siç thuhet shpeshherë në sport, ndoshta edhe moti me shi më konvenoi më shumë se garuesve tjerë. Sidoqoftë, ishte një garë e mirë, e cila pati rrjedhë pak më ndryshe nga ato të mëhershmet, sepse dje nuk arritëm të zhvillojmë vozitjet testuese, pastaj sot fillimisht e patëm një të tillë e më pas vozitjen zyrtare. E rëndësishme është që gara ka përfunduar pa probleme dhe uroj që kështu të jetë edhe nëë vazhdim të kampionatit”, ka thënë Daka pas fitores.

Pozita e dytë i takoi Besfort Bunjakut, i cili me Opel Astra, në krahasim me fituesin u vonua për 02.892 sekonda, ndërsa podiumi i fituesve në plasmanin e përgjithshëm u plotësua me Valon Jahën, i cili me BMW për 04.509 sekonda ishte më i ngadalshëm se Daka.

Në përgjithësi gara është përshkuar me rivalitet, por edhe me disa incidente që ndodhën për shkak të shtegut të lagur, por që për fat të mirë nuk patën pasoja të mëdha.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1150 ccm – A)

1.Emin Sabir (Yugo) 05:09.493

Klasa 2 (mbi 1150-1400 ccm – N)

1.Leutrim Bytyqi (Peugeot 106) 05:49.463

2.Hysen Iseni (Peugeot 106) 05:51.213

3.Ardit Namligjiu (Suzuki Swift) 04:44.004

Klasa 3 (mbi 1150-1400 ccm – E1)

1.Ismail Smani (Yugo) 05:35.116

2.Artan Lubeshtani (Peugeot 106) 06:325.249

Klasa 4 (mbi 1400-1600 ccm – S)

1.Premtor Taraku (Honda CVC) 05:14.556

2.Alteron Sylmeta (Honda EG6) 05:57.973\

Klasa 5 (mbi 1400-2000 ccm – N)

1.Kushtrim Bytyqi (Renault RS) 05:17.435

2.Selim Tahirsylaj (BMW 320) 05:42.996

Klasa 6 (mbi 1600-2000 ccm – E1, A, SP)

1.Besfort Bunjaku (Opel Astra) 05:00.053

Klasa 7 (mbi 2000 ccm – N)

1.Kreshnik Mariqi (Subaru) 05:08.775

2.Gazmend Demolli (Opel Astra) 05:14.407

Klasa 8 (2000-3000 ccm – E1)

1.Ernest Daka (MBW 325) 04:57.161

2.Valon Jaha (BMW) 05:01.870

3.Besart Pruthi (Opel Astra ) 05:08.195

Klasa 9 (mbi 3000 ccm – E1)

1.Agron Shulina (Audi) 05:19.816

2.Mitat Vuqiterna (Audi A3) 05;33.223

Klasa 10 (F10)

1.Bardhyl Canolli (Radicall SR8 LM) 05:083.00

Promo

1.Ervin Kosova (Corrado) 05:16.465

Plasmani i përgjithshëm:

1.Ernest Daka (MBW 325) 04:57.161

2.Besfort Bunjaku (Opel Astra) 05:00.053

3.Valon Jaha (BMW) 05:01.870

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat