Lotus Evora GT - më shumë fuqi me peshë më të vogël

Auto

Lotus Evora GT - më shumë fuqi me peshë më të vogël

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 18:55
Lotus Evora GT

Ndërsa bota admiron hiper-automobilin e parë elektrik të Lotus, kompania britanike ka sjellë për fansat zëvendësimin për modelet Evora 400 dhe Evora Sport 410 me agregat V6.

Evora GT nën ‘kapuç’ ka motorin e Toyota me 3.5-litra V6, i cili me ndihmën e një kompresori mekanik siguron 416 kuaj fuqi.

Me më shumë fuqi, Evora me vetëm 1.408 kg, përshpejton nga 0-100 km/h për 3.8 sekonda, me shpejtësi maksimale prej 303 km/h.

Fuqia transmetohet në boshtin e pasmë përmes një transmisioni manual me 6 shpejtësi, por Lotus gjithashtu ofron një opsion me një automatik me 6 shpejtësi.

Çmimi fillestar për Evora GT kushton 96.950 dollarë, por është i dedikuar vetëm për Amerikën Veriore.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat