McLaren i ri ekskluziv prodhohet në vetëm 399 njësi

Auto

McLaren i ri ekskluziv prodhohet në vetëm 399 njësi

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 16:56
McLaren

Spekulimet për McLaren Speedster rezultojnë të vërteta, duke pasur parasysh që prodhuesi britanik ka publikuar një foto zyrtare, përmes së cilës paralajmëron modelin e shumëpritur.

Edhe pse modeli i ri shfaqet në profil në ambient të errët, linjat dalluese të trupit tipik për makinat sportive me shpejtësi të lartë janë ende të dukshme.

McLaren tani për tani ka konfirmuar se dyert do të hapen lart, dhe se motori i tij do të jetë binjak-turbo V8, ndërsa specifikimet e motorit dhe performanca e makinës janë ende të panjohura. Emri i modelit nuk është zbuluar, dhe përcaktimi i Speedster është jozyrtar tani për tani.

McLaren i ri do të prodhohet në një edicion të kufizuar prej vetëm 399 njësish, dhe çmimi besohet se do të kushtojë midis 1 milion deri 2.5 milionë dollarë.

Prodhuesi britanik ka njoftuar se do të fillojë të marrë porositë së shpejti, me blerësit e parë që automjetet e tyre do t’i marrin vetëm në fund të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat