Mësohet çmimi i Bugatti-t që i arriti 490 km/h

Auto

Mësohet çmimi i Bugatti-t që i arriti 490 km/h

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 09:00
Bugatti

Bugatti ka publikuar fotografi të Chiron Super Sport 300+, një prototip i të cilit kohët e fundit theu rekordin e shpejtësisë mbi 480 kilometra në orë.

Kur firma italiane lansoi një video të prototipit të modifikuar Chiron me shpejtësinë më të lartë prej 490 km/orë në fillim të shtatorit, rekordi i tij nuk u bë zyrtar ngase nuk prodhohej.

Tani, kompania ka zbuluar se është duke përgatitur një model serik bazuar në një prototip super të shpejtë, të quajtur Chiron Super Sport 300+.

Versioni i prodhimit nga jashtë duket pothuajse identik me prototipin. Gjithashtu, modeli serik nuk do të ketë elementë shtesë rol-bar që ishin ndërtuar në prototip.

Bugatti do të prodhojë vetëm 30 kopje të këtij modeli, me një çmim fillestar prej 3.5 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat