Motori i Corvette C8.R është më i fuqishëm se që pritej - Bota Sot
Motori i Corvette C8.R është më i fuqishëm se që pritej

Auto

Motori i Corvette C8.R është më i fuqishëm se që pritej

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Tingulli që lëshonte kjo makinë sportive, tregonte për një motor shumë më të fuqishëm, se që mendohej.

Chevrolet e shfaqi gjatë javës së kaluar, modelin Corvette C8.R, që për herë të parë e kemi parë si koncept gjatë muajit qershor.

Kjo makinë sportive, nuk ndryshonte shumë prej atëherë, ndërsa dukej se ishte gati të lëvizte me shpejtësi nëpër pistë.

Deri më tani, pritej që Corvette C8.R, do ta ketë motorin me 6.2 litra V8, që do të prodhonte 495 kuaj fuqi, njëjtë sikur modeli Vette. Por, derisa detajet ende mbesin të fshehta, mësohet se kapaciteti që ka, është shumë më i lartë.

Gjatë shfaqjes në Kennedy Space Center, është vënë në lëvizje ky Corvette dhe tingulli që lëshonte, tregonte për një motor shumë më të fuqishëm.

Bashkë me një strukturë të lehtë dhe shkathtësi ën lëvizje, pritet që kjo makinë të jetë shumë e mirë xhiro të shpejta në pistë dhe gara të ndryshme.

Vazhdojnë të mbesin mister, detajet e Corvette C8R, mirëpo Chevrolet ka bërë të ditur se do ta prezantojë në Deytona International Speedway, gjatë vitit që vjen dhe do mësohen të gjitha të dhënat për këtë makinë shumë të mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...