Mercedes zbulon modelin e ri GLA më 11 dhjetor - Bota Sot
Mercedes zbulon modelin e ri GLA më 11 dhjetor

Auto

Mercedes zbulon modelin e ri GLA më 11 dhjetor

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 18:40
Mercedes

Modeli i ri Mercedes GLA do të jetë më i madh dhe më luksoz se paraardhësi i tij.

Megjithëse ndërmarrja nuk ka dhënë më tepër detaje, mediat raportojnë se GLA do të rritet me 100 mm në lartësi, ndërsa baza e rrotave do të rritet për 30 mm.

Sidoqoftë, automjeti do të jetë më i shkurtër për 20 mm tani. Motorizimi do të merret nga Mercedes tjetër kompakt. Kështu, oferta e benzinës ka të ngjarë të përfshijë një motor 4-cilindësh 1.3-litërsh turbo me 163 kuaj fuqi dhe një motor 2.0 litërsh me 225 "kuaj".

Motori dizel do të vijë në variantin 1.5 litërsh me 116 kuaj fuqi dhe 2.0 në versionet 150 kuaj fuqi dhe 190 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Nuk do të ketë opsione AMG me performancë të lartë, të cilat do të arrijnë pak më vonë. Mercedes GLA 35 do të mundësohet nga një benzinë me 4 cilindra 2.0 me 306 kuaj fuqi.

Më vonë, në krye të rrezes do të jenë GLA 45 dhe GLA 45S me 387 kuaj fuqi ose 421 kuaj fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat