BMW do të bëjë përditësime të shumta në makinat kryesore SUV - Bota Sot
BMW do të bëjë përditësime të shumta në makinat kryesore SUV

Auto

BMW do të bëjë përditësime të shumta në makinat kryesore SUV

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 06:29
Foto ilustrim

Mundësitë e përditësimeve në X5, X6 dhe X7 tani do të jenë shumë më të mëdha

Të gjithë ata që kanë dashur të blejnë një nga makinat kryesore SUV nga BMW, tani kanë një arsye më shumë, që të zgjedhin ndonjërën prej tyre.

Përditësimet e shumta që do t’i pësojnë këto modele, bëjnë që të jenë në nivel me makinat e reja që janë në treg, pa pasur nevojë që të pritet për gjeneratën e re të këtyre modeleve.

Shumë mundësi për personalizim, tapiceri të reja, shtesa të konsiderueshme në pjesën e përparme, si dhe ndryshime në ngjyrat e jashtme dhe të brendshme. Këto janë disa prej përditësimeve kryesore, që do t’i pësojnë modelet X5, X6 dhe X8, brenda një kohe të shkurtër.

Mjafton të paguhen 1,500 euro dhe sistemi i infoteitment në këto makina të jetë i ri, si dhe rrota me 22 inç, që e bëjnë lëvizjen shumë më praktike.

Si pjesë e këtyre ndryshime, BMW do të sjellë edhe karrige të reja nga lëkura, teksa i njëjti material i mbështjellë edhe pjesët e brendshme anësore.

Deri më tani, është bërë e ditur se BMW X7 M, nuk do të ketë përditësime shtesë, ndërsa është mësuar se në të ardhmen e afërt do të lansohet edhe X8 i ri shumë më luksoz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat