Teknologjia e lartë në brendinë e makinës BMW që do të rivalizojë me Tesla - Bota Sot
Teknologjia e lartë në brendinë e makinës BMW që do të rivalizojë me Tesla

Auto

Teknologjia e lartë në brendinë e makinës BMW që do të rivalizojë me Tesla

Më: 4 mars 2020 Në ora: 08:42
BMW

Mjafton të shikohet ekrani i dyfishtë, që ndodhet në pjesën e përparme

Javën që vjen, BMW kishte planifikuar ta prezantojë në Geneva Motor Show, Concept i4 me të cilin do të rivalizonte Tesla Model 3,

Pa humbur kohë, ky prodhues gjerman është duke e testuar këtë model, që është makina elektrike e ngjashme me BMW 4 Series Gran Coupe.

Image

Deri më tani, kjo makinë është parë disa herë derisa po testohej, por reporterët kanë arritur që t’ia shohin edhe brendinë, derisa shoferi po voziste me dritare të hapur. Megjithëse enterieri ka ngjashmëri të madhe me 4 Series, niveli i teknologjisë në makinën e re është shumë me i lartë.

Pjesa e përparme është e ngjashme, sikurse te kabina e iNEXT, ndërsa bien në sy ekrani i dyfishtë, si dhe pjesa e ndarë për infoteitmant. Vetëm se timoni është i mbuluar në tërësi, duke mos lejuar të shihen opsionet që janë vendosur në të.

Image

Anulimi i zhvillimit të Geneva Motor Show, ka nxjerrë probleme të mëdha prodhuesve që kishin planifikuar t’i prezantonin aty makinat e tyre. Kjo ka bërë, që të mos dihet se kur do të shfaqet zyrtarisht kjo i4, si dhe befasitë tjera nga BMW.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat