Tesla zbulon makinën që përshkon 0-100 km/h nën 2 sekonda

Auto

Tesla zbulon makinën që përshkon 0-100 km/h nën 2 sekonda

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:58
Tesla

Për të përmbyllur ditën e prezantimit të teknologjive të reja të baterisë, CEO i Tesla Elon Musk tregoi një video të versionit Plaid të Model S.

Në 2019-ën Tesla prezantoi një prototip me tre motorë elektrikë. Duke përdorur besimin e tij të madh te vetvetja, ekzekutivi tha se makina mund të thyejë rekordin e makinës më të shpejtë në prodhim.

Ky version i pompuar i Model S do të jetë i disponueshëm në fund të 2021. Sa i përket specifikave, Tesla premton 1,100 kuaj fuqi dhe 0-100 km/h nën 2 sekonda. Shpejtësia maksimale e makinës do të jetë 321 km/h.

Modeli Plaid mund të përshkojë 840 km mes dy karikimeve dhe do të shitet për 139 mijë dollarë, ose 50 mijë dollarë më shumë sesa model i performancës Ludicrous.

Makina është testua në Laguna Seca dhe përshkoi pistën në 1.30.3.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat