Mercedes-Maybach S-Class vjen me një dizajn të ri dhe më luksoz

Auto

Mercedes-Maybach S-Class vjen me një dizajn të ri dhe më luksoz

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 19:45
Mercedes-Maybach S-Class

Është S-Class i ri me një pamje të re si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Versioni Mercedes-Maybach i S-Class të ri do të debutojë në nëntor në Panairin e Automjeteve Guangzhou në Kinë. Këto pamje nga Kolesa ofrojnë një pamje të shkëlqyeshme të asaj që mund të presësh kur të vijë sedani ultra-luksoz, shkruan Motor1.

Në pjesën e jashtme, Maybach do të jetë përgjithësisht i ngjashëm me S-Class të ri.Ndryshimi i madh do të jetë në pjesën e përparme, ku ky model do të shfaqë emrin Maybach mbi shiritat vertikalë, të kromuar. Ndryshimet do të ketë edhe në pjesën e pasme, por jo shumë të theksuara.

Maybach S-Class do të jetë më i gjatë se versioni standard i sedan.

Maybach do të jetë varianti i vetëm i gjeneratës së re të S-Class që do të jetë në dispozicion me një motor V12. Mendohet se ai do të ketë një motor 6.0 që zhvillon 621 kuaj fuqi.

Në Shtetet e Bashkuara, modeli aktualisht shitet me 173,000 dollarë për modelin V8 dhe 202,550 dollarë për V12. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat