BMW-ja rikthen 26 mijë vetura hibride nën dyshimet për defekte në bateri

Auto

BMW-ja rikthen 26 mijë vetura hibride nën dyshimet për defekte në bateri

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 13:54
BMW

BMW ka kthyer prapa një seri të veturave hibride për shkak të telasheve me pakot e baterive. Lista përfshin modelet X1, X2, X3 dhe X5, por edhe Seritë 3, 5 dhe 7.

Rikthimi vlen për modelet hibride të krijuara mes 20 janarit dhe 18 shtatorit sivjet. Sipas BMW-së, nga defekti janë të prekura 26700 vetura në gjithë botën.

Inxhinierët e BMW-së kanë thënë se kanë shqetësime mos ndotës të jashtëm janë mbyllur brenda pakove të baterive dhe nëse ekziston rreziku për zjarr.

BMW-ja nuk është kompania e vetme që ka kthyer prapa modelet e prodhuara me bateri. Edhe Fordi ka bërë të njëjtën gjë këtë verë, ndërsa Hyundai kishte kthyer disa modele Kona Electric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat