Mbërrin “Beetle” elektrik

Auto

Mbërrin “Beetle” elektrik

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:15
Foto Ilustrim

Në Wolfsburg, ata me mençuri vlerësuan se kishin nevojë për një model më të vogël, për të cilin mund të përdornin formën e modelit Volkswagen New Beetle.

Brezi i tretë i Volkswagen Beetle (Beetle e Re) do të jetë një version elektrik i Volkswagen ID.3, i gjatë 410 cm, e cila është një makinë elektrike, dhe do të përshkojë deri në 550 km me një karikim të vetëm.

Volkswagen Beetle do të jetë 18 cm më i shkurtër se modeli i fundit Beetle i cili përdori një motor me djegie të brendshme, dhe, natyrisht, do të ketë vetëm dy dyer – forma e tij e famshme.

Beetle ka bateri litium-jon, dhe pritet të përshkojë një distancë prej 330 deri 550 km. Volkswagen Beetle mund të dalë në treg në vjeshtën e vitit 2021.

Shpejtësia maksimale e kësaj makine do të jetë 160 km/orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat