Toyota GR Yaris shumë shpejt pritet të jetë në listën e veturave të preferuara të ithtarëve të veturave, shkruan “The Sun”.
Inicialet GR, janë për Gazoo Racing.
Kjo dëshmon se nuk është një Yaris i zakonshëm. Kjo veturë i afrohet veturave të garave Rally, por është adaptuar për rrugë.
Është ndërtuar për gara dhe adaptuar për rrugë, e jo një veturë rruge e adaptuar për gara. E gjithë kjo është bërë nën direktivat e legjendës finlandeze të garave rally, Tommi Makinen,
GR Yaris ka tri dyer, panele të lehta, po ashtu ka motor shumë të fuqishëm me tre cilindra.
Është e rrallë. Nëse e gjeni një rrugë të lirë e provoni shpejtësinë, atëherë e shihni fuqinë e vërtetë të kësaj veture.
Nga 0 deri në 100 kilometra në orë arrin për 5.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e saj është 230 kilometra në orë. Çmimi i veturës sillet rreth 33.500 euro.