Tesla duhet të ndalojë ndërtimin e një fabrike në Gjermani, shkaku i gjarpërinjve dhe hardhucave

Auto

Tesla duhet të ndalojë ndërtimin e një fabrike në Gjermani, shkaku i gjarpërinjve dhe hardhucave

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:55
Tesla

Mbi urdhrin e një gjykate gjermane dhe pas një procesi gjyqësor të suksesshëm nga shoqatat mjedisore, Tesla duhet të pezullojë punën përgatitore për ndërtimin e një fabrike makinash elektrike jo shumë larg Berlinit, raportoi BBC të martën.

Prodhuesi i makinave elektrike po pastronte një pyll pranë kryeqytetit gjerman për fabrikën e saj të parë të makinave dhe baterive në Evropë, por gjermanët pretenduan se do të kërcënonte habitatet e gjarprit dhe hardhucës.

Një gjykatë në Frankfurt ka urdhëruar ndalimin e shpyllëzimit në pritje të studimeve të reja të ndikimit në mjedis.

Një urdhër i ngjashëm gjyqësor iu dha Tesla-s në fillim të vitit, kur ajo kompani amerikane planifikoi të ashtuquajturën fabrikën gjigante në Grunheide, në shtetin federal lindor të Brandenburgut. Në atë kohë, përmendeshin si arsye rrezikimi i florës dhe faunës dhe furnizimi me ujë.

Tesla nuk ka komentuar publikisht mbi vendimin e fundit gjyqësor.

Shoqatat pretendojnë se shpyllëzimi do të shkatërrojë habitatet e hardhucave dhe gjarpërinjve. Të dy speciet janë të mbrojtura. Shoqata shqetësohet gjithashtu se puna e zhurmshme mund të rrezikojë zvarranikët gjatë letargjisë dimërore. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat