Si prodhohet Mercedes EQA elektrik

Auto

Si prodhohet Mercedes EQA elektrik

Më: 26 janar 2021 Në ora: 18:10
Mercedes

Mercedes EQA është vetura më e vogël elektrike, qëkur kjo kompani ka nisur me serinë EQ.

Prodhuesi gjerman ka prezantuar javën që shkoi Crossoverin EQA 250, si alternativë elektrike për Mercedes GLA.

Modeli i parë që do të dalë në treg do të mbajë shenjën 250 EQA. Do të ketë fuqi prej 190 “kuaj fuqi elektrikë”. Sistemi i tërheqjes do të jetë me rrota të para, kurse bateria do të ketë kapacitet prej 66.5 kWh.

Gjithashtu, ky model me një mbushje të baterisë mund të kalojë deri në 426 kilometra.

Pas EQA 250, priten edhe modele të tjera, me më shumë fuqi, por edhe me tërheqje në të katër rrotat.

Çmimi i modelit Mercedes EQA, në Gjermani nis me 38.540 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat