Makina elektrike Xiaomi vjen në 2023

Auto

Makina elektrike Xiaomi vjen në 2023

Më: 29 mars 2021 Në ora: 16:16
Xiaomi

Xiaomi ka në plan të prodhojë makina elektrike për masat. Prodhuesi Kinez i smartfonëve do të gjejë mbështetjen e kompanisë Great Wall Motor për prodhimin e makinave elektrike.

Por nuk është e vetmja kompania teknologjike që po synon këtë treg. Edhe Apple është duke zhvilluar makina elektrike me sistem vetëdrejtimi edhe pse lançimi i saj mund të marrë gjysëm dekade.

Duke cituar njerëz të afërt me çështjen, Reuters raportoi se Xiaomi është në bisedime me Great Wall Motor për të prodhuar makina me brendin e saj. Makinat elektrike do të shkojnë për masat njëlloj si smartfonët apo produktet e tjera elektronike.

Përveç ofrimit të burimeve prodhuese për Xiaomi, Great Wall Motor gjithashtu do të ofrojë mbështetje inxhinierike për të përshpejtuar projektin. Makina e parë elektrike e Xiaomi mund të vijë në 2023 dhe mjeti do të integrohet me produkte të tjera të ekosistemit Xiaomi.

Partneriteti mes Xiaomi dhe Great Wall do të bëhet publik në javën e fundit të muajit Mars, konkretisht ditën e sotme kur kompania po mban një aktivitet në Kinë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat