Shënohet rritje e shitjes së veturave në disa shtete evropiane

Auto

Shënohet rritje e shitjes së veturave në disa shtete evropiane

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Disa shtete evropiane kanë shënuar rritje të madhe të shitjeve të veturave në muajin mars krahasuar me një vit më parë, gjithnjë nëse shikohet në përqindje. Por është pak krahasuar me marsin e vitit 2019, kur nuk ishte pandemia e koronavirusit.

Në Francë për shembull, numri i veturave të reja është rritur për 192 për qind krahasuar me marsin e vitit 2020, kur pas marrjes së masave të para për parandalimin e pandemisë, shitja ra për 72 për qind. PO ashtu, sallonet e veturave në marsin e vitit 2020 nuk punuan pothuaj për dy javë.

Në Francë gati të gjithë prodhuesit kanë rritur shitjen, derisa kryeson Suzuki me rritje prej 690 për qind, Jeep me 673 për qind, Opel me 473 për qind dhe SEAT me 430 për qind. Në marsin e vitit 2019 ishin shitur 225.818 vetura, ndërkohë në marsin e këtij viti 20 për qind më pak.

Tregu italian ka regjistruar rritje të veturave të reja për 497 për qind krahasuar me marsin e vitit 2020, kur ky vendi ishte në bllokadë totale për shkak të pandemisë.

Në marsin e këtij viti në Itali janë shitur 169.684 vetura dhe kjo është për 13 për qind më pak se që ishin shitur në marsin e vitit 2019. Italia është ende me masa të rrepta, sidomos në veri të vendit që llogaritet edhe më i pasuri.

Në Spanjë gjatë marsit është shënuar rritje e shitjes së veturave për 128 për qind krahasuar me marsin e vitit të shkuar, pasi janë shitur 85.819 vetura. Kjo i bie 30 për qind më pak se në marsin e vitit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat