Ferrari ka zbuluar se kur do të lançojë modelin e parë elektrik

Auto

Ferrari ka zbuluar se kur do të lançojë modelin e parë elektrik

Më: 19 prill 2021 Në ora: 08:52
Foto Ilustrim

Megjithëse ata ende po i rezistojnë “elektrizimit”, Ferrari tashmë e di se do të duhet të ofrojnë një model elektrik.

Kjo u zbulua nga udhëheqësi i kompanisë John Elkann gjatë konferencës vjetore dhe do të ndodhë në vitin 2025.

Elektrifikimi nuk është një detyrim, por është një mundësi e mirë për ta sjellë Ferrarin më afër gjeneratave të reja, sipas kompanisë, e cila deri vonë ka thënë se teknologjia e drejtimit elektrik, dhe veçanërisht bateritë, nuk mund të plotësojnë nevojat e super veturave.

Kujtojmë, Maserati ka njoftuar performancën elektrike të MC20 të ri për 2023, dhe kilometrat e provës tashmë janë duke u bërë në pistën e provës së Ferrarit.

Kush e di, së shpejti mund të shohim Ferrarin e parë elektrik në të njëjtin vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat