Maserati MC20, vetura që do ta konkurrojë Ferarrin në treg

Auto

Maserati MC20, vetura që do ta konkurrojë Ferarrin në treg

Më: 17 maj 2021 Në ora: 19:18
Maserati MC20

FIAT-i po përgatit një super veturë luksoze me markën Maserati e cila do të quhet MC20, që t’i bëjë konkurrencë në treg Ferrarit pas gjashtë viteve.

Ferrari që nga viti 2015 nuk e prodhon më Maseratin, vetura e cila për vite me radhë përmbante pikërisht motorin e Ferrarit.

Maserati MC20 ka vendosur të ndryshojë gomat, duke zgjedhur kompaninë britanike McLaren. Për më tepër, Maserati do ta ketë një motor të vetin dhe jo nga një prodhues tjetër. Motori do të quhet Nettuno dhe do të jetë 3.0 twin-turbo V6.

Në thelb të motorit të kompanisë italiane është ajo që quhet teknologjia Maserati Twin Combustion, e cila do të gjenerojë energji të madhe në të njëjtën kohë do të plotësohen kërkesa e shkarkimit.

Motori do të ketë çift rrotullues 621 kuaj fuqi. Vetura planifikohet të arrijë shpejtësi 0-62 km/h për vetëm 2.9 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 203 km/h.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat