Ua “qiti tymin rrotave” në mes të qytetit, pronari australian rrezikon të mbetet pa Ferrarin e tij

Auto

Ua “qiti tymin rrotave” në mes të qytetit, pronari australian rrezikon të mbetet pa Ferrarin e tij

Më: 31 maj 2021 Në ora: 00:52
Foto

Manovrat në rrugët e qytetit mund t’i kushtonin shtrenjtë.

Bëhet fjalë për pamjet që tregojnë një Ferrari të bardhë që kryen “djegie të rrotave” në rrugët e Sidneit, si pjesë e një tubimi të pronarëve të makinave sportive.

Dhe pasi që në pamje dallohen edhe vetura dhe targat, policia nuk e kishte të vështirë në zbulimin dhe gjetjen e pronarit.

Sipas mediave lokale, pronari i Ferrarit u thirr për një intervistë në polici dhe një numër akuzash për kundërvajtje do të ngrihen kundër tij.

Duke pasur parasysh kritikat e ashpra nga autoritetet, shoferi mund të përballet me pasoja më serioze.

Madje, siç thuhet më tej, ka gjithnjë e më shumë të ngjarë që makina e tij e shtrenjtë të konfiskohet.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat