Nga 0 në 100 km/h për 1,8 sekonda, prezantohet makina elektrike që rivalizon Bugattin

Auto

Nga 0 në 100 km/h për 1,8 sekonda, prezantohet makina elektrike që rivalizon Bugattin

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 08:21
Bugatti

Është prezantuar makina që arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h më shpejt se çdo makinë tjetër rruge.

Rimac Nevera e arrin këtë shpejtësi për 1,85 sekonda dhe interesant është fakti që bëhet fjalë për një makinë elektrike.

Marka që shumë pak e njohin ia kalon në këtë aspekt supermakinën Bugatti Chiron.

Kjo makinë do të kushtojë rreth 2,5 milionë euro dhe do të prodhohen vetëm 150 njësi. Rimac Nevera ka 4 motorë elektrikë, që së bashku krijojnë 1914 kuaj fuqi. Me një karikim baterie mund të udhëtohet për rreth 500 km.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat