Aksident të tillë me siguri nuk keni parë: Vetura “fluturon” nga një rrugë në një tjetër në Kaliforni

Auto

Aksident të tillë me siguri nuk keni parë: Vetura “fluturon” nga një rrugë në një tjetër në Kaliforni

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Pamjet nga një kamerë veture kanë kapur momentin kur një makinë “erdhi duke fluturuar” nga një autostradë në Kaliforni javën e kaluar dhe “aterroi” në një rrugë më poshtë.

Sipas mediave të huaja, makina ishte përfshirë nga flakët ndërsa fluturonte Yuba City, Kaliforni.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që kapi pamjet ishte në gjendje të ndalet në kohë për të shmangur goditjen me makinën përballë.

Makina ra disa herë para se të ngecte në një pozicion me “kokë poshtë” derisa familja në automjet mund të dëgjohet duke thirrur policinë pasi ka parë ngjarjen.

Shoferi, i cili ishte një grua, mbijetoi, sipas CBS Sacramento.

Gjatë një interviste, një individ i cili kapi aksidentin në kamerat e vëzhgimit aty pranë tha se shoferi humbi një kthesë të vështirë dhe vazhdoi drejt, duke përfunduar aty ku përfundoi. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat