Prodhuesi korean do të fillojë prodhimin e pjesëve të automjeteve në SHBA

Auto

Prodhuesi korean do të fillojë prodhimin e pjesëve të automjeteve në SHBA

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 16:07
“Sungwoo Hitech America”

Një prodhues korean i pjesëve të automjeteve po bën zgjerimin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Tennessee, kanë thënë zyrtarët shtetërorë.

Zyrtarët e “Sungwoo Hitech America” thanë se kompania po investon 40 milionë dollarë për të sjellë operacionet prodhuese në qytetin Telford në Washington County, thanë zyrtarët e zhvillimit ekonomik të Tennessees në një njoftim për shtyp. Kompania planifikon të krijojë më shumë se 100 vende pune me këtë veprim, raporton AP.

Sungwoo do të bëjë pjesë të vulosura prej metali për industrinë e automobilave, të tilla si parakolp, komponentë të pasmë dhe pjesë të tjera.

Klientët e Sungwoo përfshijnë General Motors, Hyundai, Volksëagen dhe BMË. Prodhimi është planifikuar të fillojë në fillim të vitit 2022, raporton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat