Lincoln prezantoi konceptin L100, një sedan pa timon

Auto

Lincoln prezantoi konceptin L100, një sedan pa timon

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

Marka luksoze e Ford feston 100 vjetorin e ekzistencës së saj dhe prezanton konceptin elektrik L100. Nëse mendonit se Lincoln Star ishte koncepti më i çmendur në historinë e kompanisë amerikane, gaboheni! L100 sjell shumë risi, thekson kompania.

Le të fillojmë me një kabinë të dominuar nga materiale të ricikluara, një dysheme interaktive, sedilje futuriste dhe një tastierë qendrore. L100 ofron një përvojë të pabesueshme drejtimi (autonome) dhe risi softuerike. Mund të duket qesharake, por makina nuk ka timon.

Brenda, do të gjeni ndenjëse luksoze me një tastierë qendrore, ekran dixhital dhe kontrolluesin e “dërrasës së shahut”. Po, kompania po e quan “timonin” një tabelë shahu. Në thelb është një numërues që pasagjerët mund ta kontrollojnë disi, por nuk duhet t’i quajmë shofer, pasi ky mjet do të jetë autonom.

L100 ka një kabinë xhami që hapet lart, ndërsa dyert hapen si guaskë. Veçanërisht interesant është ndriçimi rreth sedanit dhe rrotave, i cili përmban informacione për kapacitetin e baterisë. Kompania nuk zbulon detaje rreth sistemit të drejtimit, por thekson se do të ketë bateri të gjeneratës së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat