Del në ankand makina e preferuar e Silvio Berluscionit

Auto

Del në ankand makina e preferuar e Silvio Berluscionit

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 10:11
Maserati Quattroporte V8

Një nga makinat në koleksionin e ish-kryeministrit italian, një Maserati Quattroporte V8, do të dalë në ankand dy muaj e gjysmë pas vdekjes së tij.

Të ardhurat nga shitja e këtij Maserati në ankandin Modena Meets Milan më 2 shtator do të shkojnë për Qendrën Dino Ferrari për kërkime në trajtimin e sëmundjeve neuromuskulare, neurodegjenerative dhe cerebrovaskulare.

Maserati Quattroporte V8 iu dhurua Berluscionit në vitin 2004,  kur ai ishte Kryeministër i Italisë, nga Luca Cordero di Montezemolo,  në atë kohë kryetar i Ferrarit dhe Maserati.

Image
Silvio Berluscioni

Aktualisht nuk dihet çmimi fillestar i makinës, por sigurisht që do të tërheqë interesin e koleksionistëve italianë.

Së bashku me këtë, automjete të tjera që do të dalin në ankand më 2 shtator janë një skuter Honda X8R që i përkiste legjendës së MotoGP Valentino Ross, një motoçikletë Luca Marini si dhe një mori kostume garash, helmeta dhe doreza nga si Marco Melandri, Loris Capirossi dhe Andrea Dovizioso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat