Ferrari po vjen me modele të reja

Auto

Ferrari po vjen me modele të reja

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 08:19
Ferrari

Pavarësisht sfidave të menaxhimit të një fluksi të madh porosish, Ferrari këtë vit pritet të fillojë prezantimin e modeleve të reja.

Mbetet e paparashikueshme se çfarë pritet nga modelet e reja të markës italiane, por varianti i parë thuhet të prezantohet gjatë 11 muajve të ardhshëm. I njohur si pasardhësi i LaFerrarit me emrin e koduar F250, për herë të parë ky model nuk do të përmbajë një motor V12.

Raportet thonë se fuqia e tij do të zvogëlohet në një motor plug-in hibrid V6.

Bëhet e ditur se Ferrari synon të prodhojë 599 coupe, 199 modele të konvertueshme, dhe 30 të një modeli XX hardcore.

Por, këtë vit ka të ngjarë të shohim vetëm coupe-n, prodhimi i së cilës pritet të fillojë në fund të vitit 2024, ndërsa modeli XX do të prezantohet në vitin 2027.

Produktet e reja të ardhshme kanë të ngjarë të jenë përditësime nga modelet Icona dhe Purosangue SUV.

Ndryshe, CEO i Ferrarit, Benedetto Vigna, ka njoftuar se punonjësit e fabrikave të markës italiane do të shpërblehen me një bonus prej 13,500 eurove. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat