SUV Scout elektrik për terrene të vështira – rivali më i ri i modeleve elektrike

Auto

SUV Scout elektrik për terrene të vështira – rivali më i ri i modeleve elektrike

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 10:18
SUV Scout

Dega amerikane e Volkswagen, Scout Motors, po përgatitet për prezantimin e SUV-it elektrik, në nderim të modelit International Harvester Scout.

I projektuar nga ish-dizajneri i Stellantis, Chris Benjamin, SUV Scout do të jetë i përshtatshëm për terrene të vështira, duke e rritur kështu rivalitetin me modelet e tjera të elektrizuara.

Detajet zyrtare të fuqisë së tij ende nuk janë bërë të ditura, megjithatë thuhet se ai do të përmbajë dy motorë, edhe pse thashethemet ekzistojnë se ai mund të ketë edhe tre motorë.

Kjo përmbajtje e fuqizon me rreth 300 kuaj fuqi të nxitura nga paketa e madhe e baterisë me litium dhe jon prej 800 volt.

Për ndërtimin e SUV Scout, VW ka marrë ekspertizën e prodhuesit austriak të veturave, Magna Steyr, i cili njihet për prodhimin e Mercedes G-Class dhe Jaguar-I-Pace.

Bëhet e ditur se, modeli elektrik nga Scout Motors do të ndërtohet në një fabrikë prodhimi jashtë Kolumbisë, me një fuqi punëtore prej 4,000 punëtorësh.

Ai do të radhitet si rival përkrah modeleve Ford Bronco, Rivian R1S, Land Rover Defender, Mercedes-Benz G-Class, dhe Jeep Wrangler. Një zbulim zyrtar i tij pritet të ndodhë këtë verë, ndërsa shitjet fillojnë vitin e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat