Gjithçka që dimë për platformën Neue Klasse nga BMW

Auto

Gjithçka që dimë për platformën Neue Klasse nga BMW

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

BMW 1500 debutoi në Motor Show në Frankfurt në vitin 1961 si i pari nga modelet Neue Klasse. Tani, marka gjermane ka në përpunim një Neue Klasse të re, që ashtu si origjinali, synon revolucion.

Platforma Neue Klasse përfaqëson një arkitekturë të tërë për automjetet elektrike të gjeneratës së ardhshme, dhe integron bateritë në strukturën e një automjeti.

Paketat ndryshojnë nga 75.0 deri në 150.0 kilovat, me motorin që mbështet paketat 800 volt me një karikim të shpejtë deri në 270 kilovat.

Modelet nga kjo platformë mund të trajtojnë një sërë motorësh elektrik që variojnë nga 268 deri në 1,341 kuaj fuqi.

Meqenëse Neue Klasse është arkitekturë automjetesh e jo një model i vetëm, ajo mund të mbështesë lloje të shumta veturash. Produkti i parë thuhet të jetë një crossover elektrik që do të marrë emrin e iX3.

Prodhimi i tyre pritet të nisë në Hungari dhe Kinë, ndërsa montimi në Gjermani.

Deri në fund të dekadës, BMW pritet të nisë prodhimin e katër modeleve të reja me këtë platformë.

Se sa do të jetë çmimi për një model me platformë Neue Klasse varet nga automjeti. Por, kostot më të ulëta të prodhimit nënkuptojnë se edhe kostot e modeleve mund të jenë më afër varianteve ekzistuese me lëndë djegëse.

Debutimi i automjetit të parë me Neue Klasse do të jetë në gjysmën e dytë të vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat