Moment historik për Uber - kompania zbulon se sa miliarda dollarë fitoi vitin e kaluar

Auto

Moment historik për Uber - kompania zbulon se sa miliarda dollarë fitoi vitin e kaluar

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 10:17
Uber

Uber ka raportuar fitimin e parë vjetor si një kompani që shpenzoi miliarda euro nga paratë e investitorëve për t’u zgjeruar në mbarë botën.

Kompania amerikane e aplikacioneve për taksi ka njoftuar se ka ftuar 1.1 miliard dollarë (1,020,244,500 euro) gjatë vitit 2023, krahasuar me një humbje prej 1.8 miliardë dollarësh (1,669,491,000 euro) një vit më parë.

Ky moment historik ka nxitur investitorët të spekulojnë se Uber do të blejë aksione ose do të paguajë një divident për investitorët.

Çmimi i aksioneve në Uber menjëherë është rritur për 1 për qind, duke e dërguar vlerën e kompanisë në afro 150 miliardë dollarë (139,124,250,000 euro).

Bëhet e ditur se vetëm gjatë tre muajve të fundit të vitit 2023 klientët kanë rezervuar 2.6 miliardë (2,411,487,000) udhëtime nga Uber.

Kjo rritje, nga shefi ekzekutiv i kompanisë Dara Khosrowshahi, u vlerësua si “pikë kthese për të dëshmuar se kompania mund të gjenerojë rritje të fortë dhe fitimprurëse”.

Ndryshe, Uber u themelua në vitin 2009 nga Garrett Camp dhe Travis Kalanick. Kalanick u bë shef ekzekutiv në vitin 2010 dhe ka vëzhguar me vite zgjerimin e aplikacionit që u përhap me shpejtësi në të gjithë SHBA-në.

Koha e Kalanick si CEO u karakterizua nga një sërë skandalesh dhe “luftimesh” me rregullatorët. Kjo pasi në vitin 2022 kompania u akuzua për shkelje ligji, mashtrim të policisë, dhe lobim fshehurazi. Kalanick u zëvendësua në vitin 2017 nga Khosrowshahi, i cili ka kërkuar të “zbusë” imazhin e kompanisë.

Edhe pse Uber ka pësuar humbje të thella operative, ato humbje u kthyen në miliarda euro fitime gjatë vitit 2023, i cili cilësohet si vit me fat për kompaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat