Jeep Renegade vjen me ndryshime teknologjike

Auto

Jeep Renegade vjen me ndryshime teknologjike

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 12:12
Jeep Renegade

Jeep ka njoftuar për disa përditësime teknologjike në modelin Renegade, i cili do të jetë i disponueshëm së shpejti për porosi në Evropë.

Sipas markës amerikane të veturave, Renegade është “trashëgimtari modern i Willys”, automjetit legjendar të Luftës së Dytë Botërore.

Ndryshimet më të dukshme do të jenë ekrani qendror i informacionit dhe argëtimit 40 për qind më i madh se më parë, dhe ekrani i shoferit. Gjithashtu, ekziston edhe një aparat i ri dixhital, lidhje USB-A dhe USB-C me valë.

Image
Jeep Renegade

Ekrani qendror jo vetëm që është më i madh, por ka edhe rezoulcion më të mirë e më të qartë.

Sistemi info-argëtues është rifreskuar, dhe vjen me aftësi përpunimi pesë herë më të shpejtë, dhe lidhje midis ekranit të informacionit dhe telefonit tuaj.

Këto ndryshime vijnë vetëm disa javë pasi Jeep Renegade doli në shitje në SHBA.

“Jeep Renegade i ri i vitit 2024 shënon një pikë kthese. Falë këtyre përmirësimeve të produktit, Jeep Renegade MY24 do të vazhdojë të jetë një nga protagonistët në segmentin B-SUV”, tha shefi i Jeep në Evropë, Eric Laforge.

Çmimet dhe specifikat e modelit të ri Renegade me përditësime nuk dihen ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat