Njihuni me modelin i16 nga BMW prodhimi i të cilit është anuluar shkaku i pandemisë Covid

Auto

Njihuni me modelin i16 nga BMW prodhimi i të cilit është anuluar shkaku i pandemisë Covid

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Së fundmi, shefi i dizajnit të BMW-së, Domagoj Dukec, ka zbuluar me nostalgji pamje nga modeli i veturës sportive i16, prodhimi i të cilit është anuluar.

Dukec ka punuar në dizajnimin e i16, si pjesë e versionit M që ka debutuar në vitin 2019.

Visioni M Next Conept përdor një motor hibrid me katër cilindra me një fuqi totale prej 600 kuaj. Kjo fuqi ndikon që ky model të arrijë 99 km/h në vetëm 3.0 sekonda, me një shpejtësi maksimale prej 299 km/h.

Dizajneri i markës gjermane thekson se i16 i përforcuar nga fibra karboni, është frymëzuar nga modeli sportiv M1.

Por, duket se ky variant ishte viktimë e një periudhe jo të mirë, pasi ndërlikimet në biznes nga pandemia, bënë që BMW të kishte vështirësi në prodhim.

Kostoja e prodhimit të i16 dhe vëllimi i ulët potencial i shitjeve, ishin disa prej faktorëve që dërguan në anulimin e prodhimit të tij.

Nëse modeli i16 do të hynte në prodhim, supozohej të prezantohej rreth vitit 2022, dy vite pas prodhimit të i8. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat