Masat e ashpra të BE-së: Kujt i merret patentë shoferi në një vend, nuk mund të drejtojë as në shtete të tjera

Auto

Masat e ashpra të BE-së: Kujt i merret patentë shoferi në një vend, nuk mund të drejtojë as në shtete të tjera

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Heqja e patentës së shoferit në një vend të Bashkimit Europian do të jetë e vlefshme për të gjitha vendet brenda BE-së, sipas marrëveshjes parimore të deputetëve europianë.

Kjo reformë është propozuar nga Komisioni Evropian dhe duhet të miratohet në mesin e vitit.

Ligjet aktuale thonë se në shumicën e vendeve të BE-së, heqja e licencës zbatohet vetëm për vendin ku është vendosur masa dhe nuk ka pasoja në pjesën tjetër të Bashkimit.

Deputetët europianë deklaruan gjithashtu se drejtimi i automjetit pa patentë duhet të bëhet pjesë e “shkeljeve të rënda rrugore”, dhe në këtë listë tashmë përfshihen edhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimi i një aksidenti me vdekje.

Gjithashtu, PE kërkoi që në listën e shkeljeve të rënda t’i shtohej ngasja me 50 km/h më shpejt se shpejtësia e lejuar dhe 30 km/h në zonat e banuara.

Sipas të dhënave të siguruara nga Brukseli, 20600 njerëz vdiqën në rrugët e BE-së gjatë vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat