A e dini se sa litium, nikel dhe kobalt futen në një bateri të vetme EV?

Auto

A e dini se sa litium, nikel dhe kobalt futen në një bateri të vetme EV?

Më: 14 mars 2024 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Sado që disa prodhues përpiqen të gjejnë alternativa për materialet e shtrenjta dhe (relativisht) të rralla në bateri, ata ende dominojnë.

Në vitet e ardhshme, sigurisht që do të dëshmojmë përparime të rëndësishme teknologjike dhe një reduktim të këtyre lëndëve të para në bateri, por deri atëherë, prodhuesit varen prej tyre.

Kjo është arsyeja pse bateritë janë të shtrenjta dhe deri më tani kanë përfitime të diskutueshme ekologjike, sepse lëndët e para merren me metoda joekologjike dhe vetë kimia e baterive nuk është më e shëndetshme për mjedisin, gjë që do të paraqesë problem gjatë asgjësimit të tyre më vonë.

Bateria mesatare litium-jon përmban rreth 28,9 kilogramë nikel, 7,7 kg kobalt dhe 5,9 kg litium. Nëse nuk riciklohen, këto metale shkojnë dëm.

Ka gjithashtu rreth 80 kg bakër dhe rreth 30 kg grafit për një peshë totale prej rreth gjysmë ton (për një makinë elektrike mesatare).

Megjithëse bateria litium-jon parashikohet të përmbajë më pak metal në vitin 2030, riciklimi i këtyre materialeve do të jetë ende i rëndësishëm për të vazhduar me kërkesën në rritje globale për bateritë litium-jon. Ose do të marrim ndonjë teknologji të re

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat