Geely hap në Britani fabrikën e taksive elektrikë londinezë

Auto

Geely hap në Britani fabrikën e taksive elektrikë londinezë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 14:30
Geely

Prodhuesi kinez i automobilave Geely, pronar i London Taxi Company (LTC), ka hapur në Britani fabrikën në vlerë 300 milionë funta, të versionit të taksisë elektrike klasike londineze, të cilët do të qarkullojnë në qytetet e gjithë botës.

Fabrika në Coventry në Anglinë e mesme ka kapacitet për prodhimin e më shumë se 20.000 automjeteve në vit dhe bëhet fjalë për automjetet më të mira komerciale në botë me emetim ultra të ulët të gazrave të dëmshme, ka bërë të ditur kompania LTC.

Geely ka blerë LTC para katër vjetësh, pasi që kjo kompani britanike u gjet në telashe serioze financiare.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë britanike, Chris Gubbey, ka bërë të ditur se janë hapur më shumë se një mijë vende pune në fabrikën e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat