Tesla kushton më lirë të sigurohet, ja pse

Auto

Tesla kushton më lirë të sigurohet, ja pse

Më: 25 mars 2017 Në ora: 14:09
Tesla

Kompania e sigurimeve Root, me bazë në Ohio të Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur se pronarët e modeleve Tesla, do të paguajnë shumë më lirë për tu siguruar, se sa ata të makinave të zakonshme.

Duke pasur parasysh se modelet me autopilot, shkaktojnë shumë më pak ndeshje apo përplasje, kompania ka vendosur të kërkojë më pak nga pronarët.

Në këtë formë do të rriten fondet për rastet e mundshme, ndërsa do të mblidhen më shumë klientë që kanë makina të tilla.

Mirëpo, deri më tani këtë privilegj e kanë vetëm ata që zotërojnë Tesla, por jo edhe të veturave tjera që kanë opsionin e vet vozitjes.

Sidoqoftë, ky rast pritet të kopjohet edhe nga kompani tjera të sigurimeve, meqenëse është i përshtatshëm dhe fitimprurës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat