Bentley do të krijojë makinën e re, po që lejohet nga këta dy prodhues

Auto

Bentley do të krijojë makinën e re, po që lejohet nga këta dy prodhues

Më: 3 prill 2017 Në ora: 21:39
Bentley

Kompania britanike Bentley, ka bërë gjithçka gati që të fusë në prodhim makinën e re sportive, por i duhet aprovimi nga Audi dhe Porsche.

Po që se del në treg, ky model luksoz me dy ulëse, do të jetë konkurrencë e fortë për Audi R8 dhe Porsche 911 GT3.

Duke marrë parasysh bashkëpunimin që ka me prodhuesit gjerman, nuk dëshiron që t’ju prish planet e shitjeve dhe të bëhet rival në këtë rast.

Pritet që bashkëpunëtorët të shqyrtojnë mundësitë, që krijimi i kësaj veture të bëhet ndryshe, apo të lihet për një kohë tjetër, vetëm që të evitohen konfliktet.

Kjo ngjarje e rrallë në botën e automobilizmit, vjen në kohën kur Bentley e ka zvogëluar numrin e njësive në disa modele.

Po që se do të punohej kjo kupe luksoze, do të pëlqehej shumë dhe shitjet do të ishin të shpeshta.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat