Mercedes S-Class shumë afër veturave vetëvozitëse

Auto

Mercedes S-Class shumë afër veturave vetëvozitëse

Më: 9 prill 2017 Në ora: 14:04
Mercedes S-Class

Modeli më i ri i prodhuesit gjerman, Mercedes, që do të lansohet shumë shpejt, është thënë se do të ketë shumë përparësi teknologjike, që nuk janë parë më herët në automjete.

Mirëpo, së fundmi është thënë se ka të integruar një sistem shumë të sofistikuar të vetëvozitjes.

Megjithëse veturat që janë komplet autonome janë shumë larg të qarkullojnë në rrugë, duket se S-Class është shumë afër tyre.

Zyrtarë nga kompania kanë thënë se kanë integruar në këtë model kamera dhe radarë shumë të veçantë, si dhe e kanë pajisur me harta elektronike.

Në këtë formë, mund të konsiderohet se të gjitha njësitë e S-Class, mund të voziten vet edhe në shpejtësi të lartë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat