Cadillac CT6 Super Cruise, vetura që përkujdeset për sigurinë tuaj

Auto

Cadillac CT6 Super Cruise, vetura që përkujdeset për sigurinë tuaj

Më: 10 prill 2017 Në ora: 23:44
Automobili Cadillac CT6 Super Cruise

Automobili Cadillac CT6 Super Cruise arrin standardet për vozitje të lirë në autostrada, pasi posedon teknologji të vërtetë për këtë.

Opsioni hands-free nuk nënkupton se vozitësi nuk duhet të ketë vëmendjen gjatë vozitjes, por vetura do të ndalet gjithsesi nëse ju largoni sytë nga rruga për një kohë të gjatë, shkruajnë mediat amerikane.

Cadillac në vend të CT6 përdorë kamera për të siguruar se vozitësi është duke mbajtur shikimin në rrugë.

“Kur ne kemi zhvilluar Super Cruise, e kemi ditur se është e rëndësishme që të mbahet vozitësi i angazhuar gjatë veprimit. Kjo është arsyeja pse kemi shtuar një funksion për vozitje, për të insistuar mbi mbikëqyrjen e vozitësit”, ka thënë Barry Walkup nga Cadillac Super Cruise.

Në rast të përdorimit të Super Cruise, sistemi do të shtyjë vozitësit të kthejnë fokusin në rrugë nëse vëmendja e tyre diku tjetër ka qenë për një kohë të gjatë. Me këtë rast do të ketë disa paralajmërime me zë që do t’i bëjnë me dije vozitësit që të përqendrohet në vozitje.

Nëse edhe pas këtyre “alarmeve” vozitësi nuk do të reagojë, vetura do të ndalet vetvetiu.

Vetura përdorë teknologjinë LIDAR, e cila përdorë kamera, sensorë dhe të dhëna GPS.

“Super Cruise është më tepër se një zgjidhje e vozitjes së avancuar teknologjike hands-free, e cila në termat e përgjithshme nënkupton se është e fokusuar në sigurinë e përdoruesit”, tha Johande Nysschen, president i Cadillac-it.

Super Cruise do të jetë në opsion si ekskluzivitet i 2018 Cadillac CT6, këtë vjeshtë në tregjet e SHBA-ve dhe Kanadasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat