Jaguar Land Rover për një vit shet 600.000 automjete

Auto

Jaguar Land Rover për një vit shet 600.000 automjete

Më: 11 prill 2017 Në ora: 19:16
Velar Range

Prodhuesi i automobilave luksozë, Jaguar Land Rover, ka thyer edhe një rekord, duke shitur më shumë se 600.000 automobila në 12 muajt e fundit, që paraqet rritje prej 16 për qind në nivel vjetor.

Rritja më e madhe në vitin e kaluar e grupit Jaguar Land Rover është shënuar në Kinë me 32%, Amerikën Veriore 24%, Britani të Madhe 16% dhe Evropë 13%.  Arsyeja kryesore e rritjes së shitjes është vendosja e crossover F-Pace, i cili është më së shumti meritor për rritjen e shitjes gjatë vitit të kaluar fiskal.

Land Rover në mars prezantoi modelin e ri Velar, si edhe një anëtar i familjes Range Rover. Ky automobil është i pozicionuar ndërmjet modeleve Evoque dhe Range Rover Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat