Range Rover teston ‘bishën’ Velar SVR

Auto

Range Rover teston ‘bishën’ Velar SVR

Më: 5 maj 2017 Në ora: 17:04
Range Rover

Të pasionuarit pas super veturave kanë arritur ta filmojnë Range Rover Velar SVR, i cili pritet të dal në treg në vitin 2019.

Modeli Velar ishte duke bërë teste në pistën e Nurburgring të Gjermanisë dhe ishte i gjithi i mbuluar me shtresën për kamuflazh.

Megjithatë, në video mund të shihet se edhe modeli i ri ka mbajtur disa nga tiparet kryesore të paraardhësve të tij.

Modeli i kaluar Velar kishte 380 kuaj-fuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kmh e arrinte për 5.3 sekonda.

Ndërsa Velar SVR thuhet se do të ketë motor prej 5.0-litra me 567 kuaj-fuqi dhe shpejtësinë deri në 100 kmh do ta arrijë për vetëm 4.2 sekonda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat