‘E bukur dhe bishë’, vjen super vetura Audi S5 Sportback

Auto

‘E bukur dhe bishë’, vjen super vetura Audi S5 Sportback

Më: 10 maj 2017 Në ora: 05:48
Audi S5 Sportback

Audi tashmë ka prodhuar modelin më të ri S5 Sportback, i cili do të dal në treg në pranverën e vitit 2018.

Audi S5 Sportback vjen me motor 3.0-litërsh V6 turbocharger, që prodhon 354 kuaj-fuqi. Ky model do të ketë tetë shpejtësi dhe tërheqë me të katër rrotat.

Image

Krerët e kompanisë Audi njoftojnë se ky model arrin shpejtësinë nga 0 deri 100 kmh për 4.5 sekonda, ndërsa ka një shpejtësi maksimale prej 250 kmh.

Modeli S5 Sportback raportohet se do të ketë një çmim fillestar prej 55 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat