Mercedesi feston 50-vjetorin e serisë AMG, me edicion të limituar vetëm për tregun japonez

Auto

Mercedesi feston 50-vjetorin e serisë AMG, me edicion të limituar vetëm për tregun japonez

Më: 14 maj 2017 Në ora: 07:05
Mercedes-AMG

Këtë vit Mercedes-AMG feston 50-vjetorin e krijimit. Për të shënuar këtë datë të veçantë do të lansojë gjatë shtatorit në Frankfurt Auto Show, modelin e shumë pritur Mercedes Project One.

Para kësaj date kompania gjermane do të lansojë modelin Mercedes-AMG G63, të limituar në 50 njësi, vetëm për tregun në Japoni.

Ky SUV special do të jetë i punuar nga materiali i lehtë me linja të kryera me kujdes. Nën kapak do të ketë motorin 5.5-litra turbo dyshe që prodhon 563 kuajfuqi, ndërsa ofron qëndrueshmëri dhe shpejtësi të lartë.

Të interesuarit për këtë G63 të veçantë duhet të bëjnë gati 196 mijë dollarë! 

 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat