Mazda CX-3 e re me motor "më të ashpër" - Bota Sot
Mazda CX-3 e re me motor "më të ashpër"

Auto

Mazda CX-3 e re me motor "më të ashpër"

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 20:27
Mazda CX-3

Në muajin mars, Mazda përsëri "rifreskoi" crossoverin popullor CX-3, dhe prodhuesi japonez gjithashtu zbuloi detajet e para rreth brezit të ri që pritet në vitin 2020.

CX-3 i ri kaloi në platformën e re SkyActiv II që do ta lejojë këtë SUV të rritet rreth 7 centimetra dhe të jetë në nivelin C-HR. 

Kjo do të përmirësonte në masë të madhe mundësinë e "manovrimit" të këtij modeli, e cila është një hapësirë në brendësi, ku pritet gjithashtu të përmirësohet edhe ulëset dhe tabela e kontrollit. 

Po ashtu, CX-3 do të ketë motor të ri nga familja SkyActiv-X në zhvillimin e së cilës po punon Mazda. 

Kjo teknologji kompreson përzierjen e karburantit dhe ajrit sikurse në variantin dizel, dhe rezultati është  20-30% më pak shpenzime dhe 10-30% më shumë rrotullime të momentit. Agregati i ardhshëm 2,0 litra do të duhej të zhvillojë rreth 190 kuaj fuqi.

Premiera e këtij motori do të jetë në modelin e ri Mazda 3 në nëntor në panairin e veturave në Los Anxhelos. Shitja e këtij modeli pritet vitin e ardhshëm, ndërkohë që pritet të bëhet i ditur edhe çmimi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat