BMW përfundimisht zbulon “treshen e re” më 2 tetor

Auto

BMW përfundimisht zbulon “treshen e re” më 2 tetor

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 18:30
BMW përfundimisht zbulon “treshen e re” më 2 tetor

Gjenerata e re e BMW Series 3 do të ketë premierën e saj në panairin e veturave në Paris.

Një nga modelet më të rëndësishme të prodhuesit gjerman do të paraqitet për përfaqësuesit e medias më 2 tetor, kështu që dy ditë më vonë vizitorët në sallonin e automobilave në kryeqytetin e Francës do ta shohin atë.

Megjithëse më parë spekulohej se Serie 3 e re do të debutojë në Paris, BMW ka fshehur datën zyrtare të premierës deri më sot.

Kompania nuk ka zbuluar detaje të reja të makinës, por M340i pritet të jetë në dispozicion në Paris me 360-370 kuaj fuqi. Më herët u njoftua se seria e re 3 do të ketë karakteristika më të mira aerodinamike në krahasim me modelin aktual për shkak të rezistencës së reduktuar të ajrit (0.23), ndërsa masa e automjetit do të jetë më pak se 55 kg, varësisht nga versioni.

Përveç "treshes” së re, në shfaqjen e automobilave të Parisit, audienca do të jetë në gjendje të shohë edhe katër premiera të prodhuesit gjerman: BMW Z4 i ri, BMW Series Coupe, BMW X5 dhe BMW M5 Competition.

Panairi i veturave në Paris zgjat nga data 4 deri më 14 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat