Audi pranon mbi 10.000 porosi për SUV-in elektrik

Auto

Audi pranon mbi 10.000 porosi për SUV-in elektrik

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:14
SUV-i elektrik

Duke filluar nga ky muaj, Tesla nuk është më prodhues ekskluziv i automobilave elektrikë luksozë SUV.

Në fillim të shtatorit, Mercedes prezantoi modelin EQC, në mënyrë që dy javë më vonë t’i bashkohej Audi E-Tron.

Tesla ndërkaq në vitin 2017 në Evropë kishte shitur 12.600 njësi të Modelit X, dhe dot ë jetë interesante të krahasohen rezultate e shitjes të këtyre dy SUV elektrikë vitin e ardhshëm, kur modeli i ri i Audi do të prodhohet në kapacitet të plotë.

Në Audi thonë se deri më tash kanë pranuar mbi 10.000 porosi për modelin E-Tron nga e gjithë bota.

Audi E-Tron nisi të prodhohej më 3 shtator në fabrikën në Belgjikë dhe së shpejti pritet të bëhen dërgesat e porosive të para në tregun evropian.

E-Tron për motor përdorë dy elektromotorë, të cilët ndihmohen nga bateria me fuqi 95 kWh, derisa e gjithë vetura peshon 700 kg.  Automobili nga 0-96 km/h përshpejton për 5,5 sekonda dhe mund të kalojë deri në 400 km me një mbushje të baterisë sipas matjeve të ciklit të ri WLTP.  Çmimi i këtij automobili në Gjermani fillon nga 79.900 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat