Toyota 4Runner mbushi 35 vjet, feston me një edicion special

Auto

Toyota 4Runner mbushi 35 vjet, feston me një edicion special

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 07:22
Toyota 4Runner

Gjatë vitit 1984, Toyota e ka lansuar për herë të parë 4Runner SUV dhe për 35 vite me radhë, makina për të gjitha terrenet, e ka dëshmuar vetën si shumë të aftë.

Kjo kohë është shumë e gjatë për çdo model, ndërsa në këtë rast, kemi në bëjmë me një grup specifik të blerësve. Për të festuar këtë kohëzgjatje, Toyota e ka lansuar edicionin special 4Runner Nightshade Special Edition.

Që të përshtatet me ‘nightshade’ që në shqip nënkupton hija e zezë, i janë vënë rrotat 20-inch, mbrojtëset dhe grilli, në po të njëjtën ngjyrë.

As enterieri nuk bën dallim, pasi pjesa e përparme, timoni dhe anësoret, janë në po të njëjtin ton. Nën kapak e ka motorin me 4.0 litra V6 që prodhon 270 kuaj fuqi, ndërsa komandohet prej pesë shpejtësive automatike.

Kjo mund të duket paksa stil i vjetruar në krahasim me makinat moderve, por që po vazhdon të pëlqehet, sepse është tama SUV.

Me këtë edicion special, Toyota nuk ka në plan të ndërprenë prodhimin e 4Runner, duke vazhduar me një model të ri gjatë vitit që vjen, i cili pritet të ketë platformën e njëjtë, sikurse gjenerata e pesë që është lansuar më 2009.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat